Çmimi i banesave në Shkup shkon deri në 1 500 euro për metër katror

Date:

Çmimi i banesave në Shkup shënon rritje të vazhdueshme që nga fillimi i vitit. Në tremujorin e tretë të këtij viti, sipas të dhënave të Bankës Popullore, patundshmëritë janë shtrenjtuar për 5.9%, ndërsa në tremujorin e parë ishte 3.2% dhe në të dytin 4%.

Me këtë, metër katrori arriti të jetë 1.500 euro në Komunën Qendër dhe Karposh, ndërsa sipas disa ndërtues, çmimi mund të shkojë deri në 2.000 euro, shkruan gazeta Koha.

Rritja e çmimeve, sipas bartësve të bizneseve me patundshmëri ndodh për disa faktorë edhe atë: mospasje e lokacioneve për ndërtim, bllokimi i planeve urbanistike të detajuara, rritja e çmimit të materialeve ndërtimore, por edhe fuqia punëtorë që shumë shpesh shkon jashtë vendit.

Kryetari i Ndërtimtarisë pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore thotë se rritja e çmimeve në Shkup është rezultat i disa faktorëve që kanë ndikim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë.

Si më të rëndësishmet numëron mospasjen e lokacioneve për ndërtim në zona atraktive, bllokimi i disa Planeve Urbanistike të Detajuara në disa komuna si dhe mosmiratimi i disa Planeve Urbanistike të Detajuara për formim të lokacioneve të reja nëpër komuna.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...