Kujtim Sadriu
Nisesh për Gilan prit, kthehesh prap prit. Edhe pse lopët e Buhiqit e Muçibabës e bllokoj kaj her rrugën po m’brrin disi. Kjo, jo edhe shumë tragjike sa ajo e Kumanovës.
Nisesh pë Kumanovë, rampa mbyll në St. Hekurudhor. Pastaj kthesh me dal ka Zhunica, taman mbrrin aty mbylle edhe andej rampa!🤔
Hajde prap me u kthy ma shpej e mos po e zen andej hapur rampën, dhe më në fund kalon disi sikur kur ik prej dikujt, si i çoroditur.
Mbrin ne kufi e prit e prit, kalon kufirin e Serbisë, pastaj mrrin te i Maqedonis, ju bje sistemi policis e pastaj prit deri sa te ndreqet e shkon dita bëhesh nervozohesh e kthehesh mbrapa.
Por, nuk don te thotë se ke vendos me u kthy e vjen shpejt ne shtëpi. Pra, si ke pritur duke shkuar e njejta procedur edhe duke u kthyer napër kufira a nëpër rampa. 😀😀
Nisesh për Bujanovc këto manevrimet e rampës prap i ke në qaf si për Kumanovë, veç për Bujanovc nuk prit në kufi, por prit në “putarin” edhe ma keq deri se puntori ta kthen kusurin.
Për fund, skishte me qenë keq me dhënë Preshevën me qira për ata të burgosurit që janë ka 30 vite të denuar me vuajtur burgun këtu. Bile edhe qiraja edhe ishin hapur vende të punës. E na qytetarë duke u marrë me ta sna kish ra me prit nëpër këto kolona./INA

