Cila ishte lidhja dhe personi që çoi dhe involvoi kryeprokuroren speciale?!

67 Lexime

2019-07-16

 

Prokuroria Speciale gjatë orëve të fundit po përballet me lëkundjen e themeleve të saj, pasi që në shënjestër është kreu i këtij institucioni, kryeprokurorja Katica Janeva që dje dha dorëheqje.
Janevës mbrëmë i është konfiskuar telefoni celular, pasi që emri i saj po lakohet në rastin e shantazhit të një të akuzuari nga Specialja, të cilit i janë marrë 1,5 milionë euro për tia ndërprerë procedurën hetimore ose për të nxjerrë masa lehtësuese, por që për këto shërbime duhej të paguheshin 8 milionë euro.
Të akuzuarit kryesor janë pronari i televizionit 1TV në Shkup, Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe një biznesmeni Zoran Milevski i njohur si Kiçeec.
Dyshimet pritet të nxjerrin një rrjet të tërë të organizuar, dhe se prokurorja Vilma Ruskovska tha se ditëve në vijim do të ketë detaje të tjera. Por si Boki 13 ka mbërritur të krijoj raporte të afërta me kryeprokuroren e Speciales, Katica Janeva. Sipas portaleve në gjuhën maqedonase, ai këtë e ka bërë përmes djalit të Janevës, Llazar Janev, i cili ishte i punësuar drejtor marketingu në 1TV, që ishte hapur vetëm një vit më parë. Në disa foto të publikuara Janeva, djali i saj dhe Boki 13 duken duke drekuar nëpër restorane të Shkupit, por që nuk ka detaje të tjera./INA

 
Foto e huazuar nga portali Lider