Çifti i lumtur: Nëse Zoti na falë vajzë do ta pagëzojmë Majlindë!
14:17:57 2016-08-08
Majlinda Kelmendi ka thyer të gjitha parashikimet. Ka thyer të gjitha rekordet. Nuk ka medalje që nuk ka fituar deri më tash. Ajo ka hyrë në zemrën e çdo shqiptari dhe secili tash flet me krenari dhe identifikohet me emrin e kampiones olimpike, xhudistes Majlinda Kelmendi, e cila i solli medaljen historike shtetit të Kosovës. Gazetari shqiptar nga Maqedonia, Reshat Ibrahimi, ka postuar një shkrim interesant për të birin e tij, i cili me nusen e tij janë marr vesh nëse iu lind vajzë ta pagëzojnë me emrin Majlinda. Ky çift i lumtur që shihet në foto janë të impresionuar me Majlindën. “Salimi dhe Medina me kane premtuar se në të ardhmen nëse Zoti ju falë vajzë do ta pagëzojnë me emrin e kampiones olimpike, Majlinda!”, tregon Reshati, raporton ‘Bota sot’.