Arrestohen 4 persona në aksionin policor në Çair, të dyshuar si pjesë e ISIS
10:57:59 2016-07-09
Sipas banorëve të lagjes , raportohet se MPB është duke zhvilluar një aksion të madh policor, duke bastisur disa shtëpi të asaj lagjeje.
Aksioni i madh policor ka fillur para agimit të diellit, që në orët e hershme, ndwrsa është duke u zhvilluar edhe në këto çaste. Ende nuk ka informata se çfarë synon MPB me këtë aksion, dhe kush saktësisht është duke u bastisur prej anës së tyre.
Disa qytetarë duke dashur që ta vizitojnë Xhaminë e lagjës për kohën e namazit të Sabahut si zakonisht, nuk janë lejuar të dalin prej shtëpive të tyre.
Njëri prej qytetarëve ka kërkuar arsye por pjestarët e policisë nuk kanë dhënë informata përveçse kanë urdhëruar qytetarët e lagjes Çair që të qëndrojnë brenda në shtëpitë e tyre.
Poashtu raportohet edhe për bastisje në lagje tjera në Shkup, shkruan portali „Monitor“.
Forca të mëdha policore ka pasur në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 3:30 në Çair. “Lajm” bën me dije se qytetërë të frikësuar kanë kërkuar informacione në lidhje me motivin e prezencës së tyre, duke njoftuar se qytetarët janë frikësuar, – transmeton “Lajm”.
Aksioni i madh policor që kishte nisur që në orët e hershme të mëngjesit në lagjen Çair të Shkupit ka rezultuar me katër persona të arrestuar, njofton Zhurnal.
Aksioni policor që kishte filluar në orët e hershme të mëngjesit kishte si cak bastisjet dhe arrestime të ish përfaqësuesve të ISIS në Maqedoni.
Ndërkaq nga MPB bëjnë me dije se janë arrestuar tre persona nga Shkupi dhe një nga Tetova si ish përfaqësues të ISIS ndërkohë që edhe tre persona të tjerë janë akoma të papranueshëm për organet e hetuesisë. (Zhurnal.mk)