Çavushoglu: Turqia pret hapa konkret në lidhje me Gylenistët në Maqedoninë e Veriut

Date:

Ministri turk i punëve të Jashtme, Mevlud Çavushoglu, në suaza të takimit me homologun e tij maqedonas Nikolla Dimitrov, ka thënë se nga qeveria e Maqedonisë së Veriut pret ndërhyrje konkrete lidhur me Gylenistët, të cilët autoritete turke po i akuzojnë për tentim puçi kundër Presidentit turk Erdogan.

“Gjithmonë jemi krah Maqedonisë së Veriut dhe do të vazhdojmë të jemi. Presim ndërhyrje konkrete nga miqtë tanë kundër organizatës terroriste FETO. Ajo është kyqe për ne, por edhe për të ardhmen e tyre”, ka shkruar Çavushoglu në rrjetin social Twitter.

Edhe pse paralajmëroheshe se Turqia nuk do të ratifikojë Protokollin për anëtarësim të vendit në NATO pa ekstradimin e pjesëtarëve të organizatës FETO të cilët sipas tyre gjenden në Maqedoninë e Veriut, prapë se prapë Protokolli u ratifikua.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...