Burg për serbin dhe kosovarin që përdhunuan një vajzë të mitur

56 Lexime

18:58:57         2016-07-13

 

 

 

Dy të rinj, në Estavayer-le-Lac FR në vitin 2008 e kishin keqtrajtuar një vajzë katërmbëdhjetëvjeçare. Ata do të gjenden definitivisht prapa grilave edhe për përdhunim.

 

 

 

 

Në vitin 2008, në Estavayer-le-Lac FR ishte keqtrajtuar një vajzë katërmbëdhjetëvjeçare. Në atë kohë, personat e moshës 21-vjeçare dhe 26-vjeçare, tani do të duhet të shkojnë në burg, për shkak të veprës penale „përdhunim, sulm dhe akt seksual“.

 

 

 

 

Me këtë, Gjykata federale zvicerane e ka konfirmuar vendimin e Gjykatës kantonale të Friburgut. Serbi dhe kosovari janë dënuar me vetëm katër, respektivisht tre vite e gjysmë burg,, shkruan „20 Minuten“, njofton „Shtegu.com“. Dy personat në fjalë e kishin keqtrajtuar për mbi një orë katërmbëdhjetëvjeçaren, pasi kishin dalur së bashku në shetitje.