Bujku zviceran u jep lopëve të tij 50 litra birrë në javë

Date:

A është ky fermeri më i çmendur në Zvicër? Kultivuesi zviceran i lopëve të llojit ëagyu, Peter Hunkeler, u jep lopëve të tij birrë. Këtë, ai përgatitë personalisht në fermë, shkruan „Blick„. Prej saj, lopët nuk dehen pasi sasia është shumë e vogël për një gjë të tillë, informon portali Shtegu. Në fermën e tij ai ka rreth njëqind lopë, të cilat i ka importuar nga Japonia dhe të cilat janë të njohura për mish kualitativ.

Por lopët nuk kanë shumë promila alkooli në trup. „Me këtë sasi të vogël, ato nuk do të dehen. Gjatë javës ndoshta konsumojnë rreth 50 litra. Edhe japonezët u japin birra këtyre lopëve, prandaj unë e përgatiti në fermën time“, thotë bujku zviceran.

Mbetet ende e paqartë nëse konsumimi i birrave do të ndikojë në dallimin dhe kualitetin e mishit. Kjo do të konstatohet vetëm pas therjes së lopëve.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...