BRENGAT ZVICERANE: Çifti zviceran e jep falas gjelin që nuk po i lë të flenë sa duhet

Date:

09:36:54              2019-03-19

 

 

Një çift bashkëshortor nga Säriswili i Zvicrës, dëshiron të heqë qafe gjelin e tij. Ai, rregullisht këndon pranë dhomës së tyre, duke ua prishur ëndrrat që herët në mëngjes.

Ai i cili këtyre ditëve do të udhëtojë për në Säriswil (Komuna ëohlen, pranë Bernës), mund të vërejë një shpallje të pazakonshme në fshat: Jepet falas një gjel i moshës dhjetëmuajshe, gjel i bukur, por i cili po e tepron me kukurisjet e tij herët në mëngjes, shkruan „20 Minuten“, përcjell Shtegu.com. Kukurisja e tij është klasifikuar pak si e zëshme“.

Për shkak të kukursijeve të zëshme, tashmë edhe fqinjët janë irrituar në atë masë, sa që rastin e kanë dërguar edhe në gjykatë. Shpalljen e ka publikuar zvicerani P. G., i cili nuk do të identifikohet me emrin e tij të plotë dhe i cili ka mohuar se gjeli u pengon të tjerëve: „Gjeli më pengon vetëm mua dhe bashkëshortes time“.
Gjeli gjithnjë vendoset pranë dhomës së gjumit, thotë banori nga Säriswili. Kukurisja e tij u shkon aq shumë në nerva në orën pesë të mëngjesit, sa që ata duan ta heqin qafe: „Ashtu si edhe shumica e njerëzve të tjerë, edhe ne do të donim që të flemë deri në orën shtatë“.

Gjeli i paemër ishte një nga pesë zogjtë që i rritën çifti bashkëshortor G., para dhjetë muajve. Dy gjela të tjerë ishin vrarë, ndërsa gjelin në fjalë vendosën ta rrisin që të përkujdeset për pulat. „Ai është xhentëllmen i vërtetë dhe kujdeset shumë mirë për pulat“, thotë G. Bëhet fjalë përnjë shpezë që nuk i frikëson njerëzit.

Për dhjetë ditë me radhë, shpallja qëndron e varur në Särisëil, por deri më tani askush nuk është paraqitur, njofton më tej Shtegu.com. Mirëpo, G. nuk brengoset shumë, pasi është i bindur se ndonjë fermë do ta adoptojë gjelin e tij.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...