ARBEN RATKOCERI: “Populli shqiptar në Maqedoni u doli hak komandantëve të luftës, po i voton qe 18 vite!”!!!

172 Lexime

10:31:15              2019-03-19

 

 

Në emisionin televiziv të TV 21 „Click Plus“, lidhur me çështjen nëse komandantët po „dalin“ nga politika, apo po i nxjerrin pa dëshirën e tyre, kanë marrë pjesë Rafiz Haliti, Zylfi Adili dhe botuesi i gazetës Koha, Arben Ratkoceri. Në pyetjen e moderatorit, nëse politika është duke e shfrytëzuar krahun e luftës, apo anasjelltas, Arben Ratkoceri është përgjigjur: „Aktualisht, kryetar i Parlamnetit të Maqedonisë është komandant lufte. Pra, nuk mund të themi se komandantët po largohen. Edhe komandantë tjerë, duke përfshirë edhe `mësuesin` që është funksionar tash e 16 vite dhe `Çufën` dhe disa të tjerë. Për temën e cila është ngritë sot, unë më shumë e shoh si një pretekst të një beteje të mëhershme të filluar brenda BDI-së, ndërsa kjo çështja e Marrëveshjes së Ohrit mua më duket se është vetëm preteksti, ndërsa si duket përçarja dhe ndarja është pak më e thellë brenda atij subjekti. Mirëpo, BDI-ja si edhe shumë subjekte të tjera politike shqiptare e kanë liderin ai i cili në njëfarë mënyre balanson forma të tjera dhe ka arritur që të marr njëfarë uniteti edhe pse ka pasur largime, siç ka qenë rasti me Gëzim Ostrenin“.
Mëtutje, Arben Ratkoceri ka pohuar: ”Nuk duhet të harrojmë edhe ky komintet shqiptar ne Maqedoni, se për meritat e juve ua ka kthy në bazë të mundësive, votën ua ka dhënë qe 18 vite.

U ka mbajtur në pushtet qe 18 vite, ua ka siguruar mirëqenien sociale, politike dhe ekonomike“.

 

 

A do të formojnë komandantët parti të re? Flet Rafis Aliti

Публикувахте от TV21 в Понеделник, 18 март 2019 г.