Bota nuk është civilizuar, kemi edhe 40 milionë robër!

Date:

2019-07-20
Bota nuk është civilizuar, kemi edhe 40 milionë robër!

Dhjetë mijë njerëz do të duhet të lirohen çdo ditë për të eliminuar skllavërinë moderne gjatë dekadës së ardhshme, thuhet në një hulumtim, që tregon vendet të cilat bëjnë pak, ose aspak përparim në përpjekjet për t’i dhënë fund punës së detyruar. Më pak se gjysma e vendeve të botës e rendisin punën e detyruar si një krim dhe shumica nuk e konsiderojnë martesën e detyruar si një krim, tha raporti i organizatës me bazë në Australi, “Walk Free Foundation”.

Më shumë se 40 milionë njerëz janë vlerësuar të jenë robër në skllavërinë moderne, që përfshin punën e detyruar dhe martesën e detyruar. Përfundimi i skllavërisë moderne deri në vitin 2030 ishte një nga qëllimet botërore të miratuara unanimisht nga anëtarët e Kombeve të Bashkuara, katër vjet më pare, përcjell albinfo.ch.

Por, në situatën e sotme, arritja e këtij qëllimi është “e pamundur”, tha raporti. “Në bazë të përparimin aktual, ne nuk do të jemi në gjendje të zhdukim skllavërinë moderne deri në vitin 2030”, tha Fondacionin Reuters, Katharine Bryant, drejtuese e hulumtimeve në Walk Free./KOHA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...