Blerim Reka reagon për përfshirjen e Selmanit në fushatë për Pendarovskin, letër Tiranës që ta shkarkojë nga pozita e Konsullit

Date:

 
 

Blerim Reka, kandidati i pavarur në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, ka reaguar në lidhje me përfshirjen në fushatë të Imer Selmanit, Konsullit të Nderit të Republikës së Shqipërisë me seli në Manastir.
“Në konventën e kandidatit të LSDM-së, që u mbajt mbrëmë në Shkup, Imer Selmani me fjalimin e tij qendror prezentoi dhe mbështeti kandidaturën e Stevo Pendarovskit, me çka u përcaktua politikisht, ndërkohë që ushtron funksion konsulor”, thuhet në reagimin e shtabit të prof.dr. Blerim Reka, drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ministrit të jashtëm Gent Cakaj dhe ambasadorit të Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka.
“Keqpërdorimi politik i pozitës së Konsullit të Nderit të Republikës së Shqipërisë, për interesa personale, nuk i bën nder as Republikës së Shqipërisë, as Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe as qytetarëve të këtij vendi. Për shkeljen në fjalë, kandidati i pavarur, prof. Blerim Reka, do të kërkojë takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Z. Fatos Reka, kurse nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë do të kërkojë shkarkimin e Imer Selmanit nga pozita e Konsullit të Nderit.”, thuhet në reagim. (INA)

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...