BILD: Mutalipi dhe Muhamedi nga Gostivari, heronjtë e rrugëve europiane

173 Lexime

Mutalip Abdullai (49, majtas) dhe Muhamed Jashari zëvendësohen në timon duke realizuar udhëtimin më të gjatë europian nga Hamburgu

 

 

 

19:36:50                   2017-08-14

 

 

 

 

Para se të fillojnë pushimet, bashkatdhetarët tanë nga Maqedonia duhet të udhëtojnë me autobus rreth 30 orë, nga Hamburgu. Aq është i gjatë relacioni nga Hamburgu deri në Gostivar, gjithsej 2270 kilometra, shkruan „Bild“, përcjellë „Shtegu.com“. Përmes Gjermanisë, Austrisë, Hungarisë, Serbisë e deri në Gostivar, pa zbritur fare.

 

Në këtë relacion udhëtojnë shtetasit maqedonas, numri i të cilëve në Hamburg është rreth 6 mijë. Gjatë verës ata udhëtojnë për në vendlindje. Një biletë autobusi kushton 89 euro, ndërsa ajo me avion 250 euro. Edhe bartja e bagazhit të udhëtimit është më e lirë, prandaj udhëtarët bartin me vete shumë valixhe.

 

 

2,w=756,q=high,c=0.bild
Cansu Abanova (20): „Unë e vizitoj familjen time atje dhe ju dërgoj shumë dhurata. Rrobe, kafe dhe gjësende të tjera“

 

Autobusi niset në ora 09.00 të marteve dhe të shtuneve. Kur të arrijë në stacionin përfundimtar, dita e nesërme pothuajse ka përfunduar.

 

 

1

 

Sami Jusufi (6) e ka me vete kompjuterin lodër. Ate e shoqërojnë babai Benjamini (29) dhe halla Nimeta (30)