Beogradi zyrtar i pakënaqur nga vendimi për Morinën

Date:

Beogradi zyrtar reagoi ndaj vendimit të Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut me të cilin konfirmohet vendimi i gjykatës i shkallës së parë ,e të cilin është konstatuar se nuk janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Tomorr Morinës në Republikën e Serbisë dhe i hiqet masa e paraburgimit.

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq sot deklaroi se Maqedonia e Veriut me vendimin se nuk ka kushte për ekstradim të Tomor Morinës në Serbi e ka minuar thelbin e së drejtës ndërkombëtare.

Sipas ministrit serb Stefanoviq, fletë arresti ndërkombëtar për Morinën mbetet në fuqi dhe duke pasur parasysh faktin se, siç tha, krimet e luftës nuk vjetërohen, pret që Morina kurdo qoftë do të përgjigjet për veprat e veta.

Ministrja serbe e Drejtësisë, Nella Kuburoviq sot porositi se me vendimin e Gjykatës supreme të Maqedonisë së veriut se nuk janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Tomor Morinës u tregua se politika është mbi drejtësinë./KOHA

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri: René Keller në...