Belgjikë: Arrestohet një shtetas maqedonas, i dyshuar për përgatitje të sulmit terrorist në Londër
20:48:13 2017-06-21
Një shtetas 20-vjeçar maqedonas është arrestuar në Belgjikë, i dyshuar për përgatitjen e sulmit terrorist.
Gjatë fillimit të javës së kaluar, autoritetet belge kanë arrestuar një shtetas 20-vjeçar nga Maqedonia, me vendbanim në Hasselt të Belgjikës, i dyshuar se ka përgatitur një sulm terrorist, informojnë mediet belge, njofton „Shtegu.com“. Djaloshi ri ka lindur në Maqedoni, por është rritur në Blegjikë, ndërsa është arrestuar në qendrën psikiatrike në Saint-Trond (Limbourg), ku ishte vendosur për shkak të një psikoze. Së shpejti, ai pritet të dalë para Gjykatës, ndërsa avokati i tij Me – Jan keulen ka kërkuar ekspertizë psikiatrike, kërkesë të cilën prokurori i përgjithshëm ia ka miratuar.
Për herë të fundit, i dyshuari i kishte treguar në besim një mjeku se është simpatizant i Shtetit Islamik. Sipas hetimeve të fundit, është dëshmuar se nëpër internet ai kërkuar tema që kanë të bëjnë me këtë përmbajtje.
Posaçërisht ishte interesuar se si të rregullohej një granatë dhe të blinte një biletë udhëtimi për Londër.