Bebe Rexha nuk po mund të gjen dizajnues
07:17:34 2019-01-24
Bebe Rexha (29) zemëruar! Këngëtarja amerikane me rrënjë shqiptare u nominua për dy Grammy. Për ceremoninë, e cila zhvillohet më 10 shkurt, këngëtarja dëshiron të duket sa më e bukur. Kjo natyrisht përfshin një veshje të përshtatshme dizajni, informon Shtegu.com. Por, Bebe nuk po mund të gjej një dizajnues që dëshiron ta veshë – sepse ajo supozohet se është tepër „e trashë“! Nëpër mediat sociale, ajo po e shfaq zemërimin e saj.
Këngëtarja e „Meant To Be“ kthehet në një video në Instagram për të gjithë dizajnuesit që nuk duan ta vishen: „Ekipi im ka kërkuar shumë dizajnues dhe shumë prej tyre nuk duan të më veshin sepse unë jam pak më `e trashë`“. Po që se madhësia 36/38 është e trashë, unë vërtetë nuk di se çfarë të them, atëherë unë nuk dua t`i vesh edhe rrobat e juaja të ndyra“. Gjatë përshkrimit të videos, ajo gjithashtu përdor një deklaratë, njofton Shtegu.com. „Më vjen keq, por më duhej të flisja nga shpirti im, nëse nuk ju pëlqen muzika ime apo stili im, kjo është një gjë tjetër, por mos thuaj që nuk kam një madhësi „të pistës“, sepse në çdo madhësi jemi të bukura“, shkruan Bebe në postimin e saj.