Arrestohen dy trafikantë me një kilogram kokainë

65 Lexime

13:24:53                    2019-01-24

 

Padyshim se dy shqiptarë kanë dashur t`i shmangen me veturë një kontrolli kufitar në autostradën gjermane A93. Si rezultat, ata u arrestuan dhe u dërguan në qendrat e ndryshme të paraburgimit, të mërkurën (23 janar), shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com.

Vozitësi 32-vjeçar, paka para se të arrijë në pikën e kontrollit, ka devijuar rrugën me veturën e tij të regjistruar në Itali, në një pushimore në afërsi. Duket se ai ka dashur ta shmang kontrollin përmes parkingut të kamionëve. Megjithatë, pasi që policia federale ka qenë e vendosur edhe në anën e pasme të pikës së kontrollit, përpjekja e shmangies ishte e kotë, përcjell Shtegu.com. Vozitësi 32-, dhe bashkudhëtari 23-vjeçar, që të dy shtetas shqiptarë, kanë qenë në gjendje të vërtetojnë identitetin e tyre. Gjatë kontrollit të automjetit, policia federale gjeti gjurmë manipulimi në zonën e pjesës së pasme. Kjo nuk ishte e mbyllur si duhet për shkak të lidhjes shtesë të vidave. Pas lirimit të vidave dhe ngritjes së karriges, oficerët vunë re një mbulesë shtesë, përcjell Shtegu.com. Nën këtë, në një zgavër, ka mundur të identifikohej një pako. Pluhuri i bardhë që ishte fshehur në këtë mënyrë, pas hetimeve fillestare u identifikua si kokainë.

Kontrabandistët e supozuar të drogës u arrestuan dhe u dërguan në Inspektoratin e Policisë Federale në Rosenheim. Atje, të dy personat u transferuan te zyrtarët e zyrës së hetimit doganor përgjegjës nga Mynihu. Me urdhër të gjykatës, shqiptarët u arrestuan në burg dhe u vendosën të ndarë në burgje.