Bashkësia islame në Kriens i thotë lamtumirë imamit të saj, për të cilën thuhet se ka predikuar dhunë ndaj grave. Organizata simotër e Bashkësisë islame në Lucern (IGL) reagon me rekomandime mbi incidentin dhe përmes tij njëkohësisht sheh një problem strukturor të konfirmuar.
Dar Assalam apo Shtëpia e Paqes është hyrja në dhomat e lutjeve në katin e sipërm të një ndërtese industriale në Komunën Kriens. Këtu në muajin gusht, një imam 38-vjeçar irakian, në një lutje të së premtes, i këshilloi besimtarët që t`i disiplinojnë gratë e tyre me goditje të lehta.
Në ato ambiente me qilima, ku mund të tubohen 160 persona, të mërkurën, IGL ftoi për orientim mediatik. Besimtarët nga bota arabe takohen këtu për lutjet e së premtes, nga Maroku, Algjeria dhe Tunizia deri në Libi, Siri, Egjipt apo Jemen.
Presidenti i IGL, Petrit Alimi tha se për akuzat ishte njoftuar përmes mediave, pasi askush nuk ishte i pranishëm në predikim. Ata kishin biseduar me imamin, i cili i kishte mohuar predikimet për dhunë. Tani mbetet që prokurori të hetojë.
IGL kundërshton çdo lloj dhune. Nuk ka ndonjë kuptim që të predikohet dhunë dhe frikë, tha Alimi, duke cituar fjalët e Profetit se vetia më e mirë e burrave është sjelja ndaj gruas së vet.
Mund të ndodhë që imamët nga kulturat e tjera të ndiqnin një interpretim tjetër. Dhe këtu është një problem strukturor. Për shkak se në Zvicër mungon një ofertë trajnimi për imamët, komunat varen nga „importi“. Në të njëjtën kohë, komunave shpesh u mungonjnë mjetet financiare për t`i paguar. Ato vinin nga anëtarët dhe fillimisht ësshtë dashur të mbulohen kostot e infrastrukturës. Në thelb, ekziston një mangësi e imamëve.
Një sfidë e madhe është edhe dialogu i brendshëm-islamik. Nga 20,000 myslimanët në Kantonin e Lucernit, rreth 10 për qind janë besimtarë aktiv. Komunitetet më të mëdha janë boshnjake, turke dhe shqiptare.
IGL rekomandon që të gjitha predikimet të regjistrohen dhe regjistrimet të mbahen për një vit. Për më tepër, komunitetet duhet të prezantojnë njerëz që vazhdimisht predikojnë në proces dhe mund të ndërhyjnë. Shoqata e xhamive Dar Assalam dëshiron të zbatojë këto rekomandime.
Bordi i shoqatës në fjalë mungonte për arsye profesionale në konferencën për media. Në një deklaratë të shkruar, ai deklaroi se kishte vendosur, pas një seance të jashtëzakonshme, të shkarkonte imamin pasi të ishte arrestuar dhe të merrej në pyetje nga policia. Për vendin e tij do të hapet konkurs.
Në xhami nuk duhet të përhapet urrejtja, asnjë gjuhë urrejtjeje dhe dhunë. Nuk do të pranohen predikues radikalë apo fjalime radikale. Shoqata respekton Kushtetutën e Zvicrës dhe të Kantonit të Lucernit. Por ai gjithashtu theksoi se ndaj imamit akoma vlen prezumim i pafajësisë.
Presidenti i IGL Alimi gjithashtu iu referua strukturave të shoqatës, të cilat bazoheshin në punën vullnetare. Ende është periudhë e një procesi profesionalizimi dhe ekziston nevoja për mbështetje nga autoritetet.

