Banorëve të Friburgut që po ktheheshin nga udhëtimi u dërgohen gabimisht mesazhe për karantinë

Date:

Shërbimi i mjekëvet kantonalë kërkuan falje për mesazhet e dërguara gabimisht banorëve të Friburgut që po ltheheshin nga udhëtimi

Të enjten e kaluar, shumë banorë të Friburgut që po ktheheshin nga jashtë, kanë pranuar nga një mesazh në celilarët e tyre, nga shërbimi i mjekëve kantonal. “Ju jeni kthyer nga një shtet me një variant serioz të koronavirusit që po qarkullon. Ju duhet të karantinoni vetveten për 10 ditë nga dita e mbërritjes në Zvicër”. Mirë. Veç se ishte keqkuptim për shumëkënd, që nuk u kthyen nga një vend i rrezikuar.

Lista e vendeve që i nënshtrohen karantinës më pas përfshinte 23 vende, shpjegon “La Liberté“, transmeton portali Shtegu. Megjithatë, “nga 1 800 persona, 800 u prekën nga vendet që i nënshtrohen karantinës, por mesazhi u dërgua gabimisht për të gjithë”, shpjegon zëvendësmjeku kantonal Christophe Monney. Prandaj, 1 000 banorë të Friburgut u dërguan gabimisht në karantinë.

Një mesazh i ri me tekst iu dërgua 1 000 të prekurve të premten, duke treguar se ata mund të injoronin atë të mëparshmin dhe duke thënë: „Ju lutemi na e falni këtë gabim dhe kujdesuni për vetveten“. Dhe së fundi, 1 800 banorët e Friburgut që po ktheheshin nga udhëtimi i tyre morën një mesazh tjetër të premten në fund të ditës, sepse „Këshilli Federal kishte vendosur në të njëjtën ditë për të hequr karantinat dhe për të futur testet e detyrueshme në mbërritje dhe katër deri në shtatë ditë. pas kthimit të udhëtarëve”, vëren e përditshmja e Friburgut.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...