Avokati shqiptar në mbrojtje të kosovares të cilën e kërcënojnë me dëbim

Date:

Kosovarja nga Austria Leona D. (emër i ndryshuar) nuk e kupton më botën fare. Tashmë gjashtë vite, ajo është e martuar me austriakun Max D. nga Vjena dhe me të ka një vajzë trevjeçare. „Këtu ajo vijon çerdhen, flet në mënyrë të përsosur gjermanisht. Këtu kam krijuar miqësi dhe gjithashtu punoj, ndërsa pjesën tjetër të jetës time do të doja ta kaloj në Austri“, ka rrëfyer 23-vjeçarja për „Heute“, përcjell Shtegu.

Por harmonia familjare tani është cënuar. Gjykata administrative austriake i ka mohuar kosovares lejeqëndrimin. Arsyeja duket e çuditshme: „Ne jetojmë në një apartament që i përket vjehrrit tim. Ai na e ka lejuar me dëshirë – por me 73.88 metra katrorë llogaritet si shumë i vogël, ndërsa burri im fiton shumë pak“.

Si një operator i makinerive të ndërtimit, 25-vjeçari merr 1 800 euro neto (14 herë në vit), babai i tij u jep atyre të drejtën për të jetuar. „Prandaj, vendimi është absolutisht i pakuptueshëm nga pikëpamja ligjore“, thotë Mirsad Musliu, avokati shqiptar i familjes. „De Facto, në këtë rast austriakët po dëbohen nga Austria – kjo nuk mund të jetë e mundur“. Arsyeja, sipas avokatit: „Meqenëse fëmija është një shtetas austriak, nëna nuk mund të dëbohet. Kjo do të nënkuptonte se vogëlushja, e cila është e lidhur ngushtë me nënën, gjithashtu do të duhet të largohet nga vendi“.

Sipas gjykatës, nëse Max D. dëshiron të vazhdojë të jetojë me gruan dhe vajzën e tij, ai duhet të largohet nga vendi. Për shkak të madhësisë së banesës.
Dhe Max D., i cili gjithashtu do të duhet të shkojë në Kosovë, vështirë se mund t`i mohohet një marrëdhënie e ngushtë me gruan e tij. Nëse ai dëshiron ta mbajë atë, ai gjithashtu do të duhet të transferohet në Kosovë.

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri: René Keller në...