Autorët e vrasjes në Debresh janë banorë të Winterthurit

Date:

Një 35-vjeçar është vrarë me armë zjarri në qytetin e Debreshit në Maqedoninë e Veriut. Për këtë vepër dyshohen dy burra nga Winterthuri i Zvicrës

Një burrë 35-vjeçar nga fshati Debresh, rreth dhjetë minuta me veturë nga qyteti i Gostivarit të Maqedonisë së Veriut, pasditen e së martës u qëllua për vdekje. Për krimin dyshohen dy persona ndërsa mediat nga Maqedonia shkruajnë se ata janë nga Zvicra.

Mësohet se viktima ka mbetur i plagosur për vdekje me automatik. Menjëherë më pas policia arrestoi dy vëllezërit të cillët janë nga i njëjti fshat, transmeton portali Shtegu. Ata po udhëtonin me një Volvo me targa zvicerane.

Një lexues i gazetës „20 Minuten“ pretendon se i njeh dy autorët. Ai aktualisht ndodhet në Debresh. “I gjithë fshati e di, ai u pa”, pohon lexuesi në fjalë. Autori kryesor është vetëdorëzuar në polici, thotë ai. Vëllai i sulmuesit tha se vëllai i tij e vrau viktimën për ta mbrojtur atë. Sipas lexuesit, autori kryesor jeton në Winterthur.

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski foli për tre të dyshuar. Mbrëmjen e së martës ai ka njoftuar: “Pas një kohe të shkurtër autorët, konkretisht B.V. (28), J.V. (31) dhe Lj.V. (32), janë privuar nga liria”.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...