Austriaku i jep leksion të fortë serbit Gjokoviq

78 Lexime

16:13:40                2019-06-08

 

Tenisti austriak, Dominic Thiem i ka dhënë leksion të fortë tenistit serb, Novar Gjokoviq, të cilin e mundi në një ndeshje tejet dramatike që përfundoi me rezultat 3:2 për austriakun.

Ndeshja u zhvillua për dy ditë me radhë, pasi ajo ishte ndërprerë më herët për shkak të erës së fortë, në setin e tretë, kur austriaku po udhëhiqte me rezultat 3:1, informon Shtegu.com.

Në këtë mënyrë, në finale të „Roland Garros“ do të përballen Dominic Thiem përballë Rafael Nadalit.