AUSTRI: Theret për vdekje një shtetase 32-vjeçare maqedonase

Date:

18:00:07                 2019-01-21

 

 

Pasditen e së hënës, një grua 32-vjeçare nga Maqedonia është goditur me një mjet të mprehtë në zonën e qafës, në parkingun e qendrës tregare Merkur në rrugën „Tullner Frauentorgasse“, shkruajnë mediat austriake, përcjell Shtegu.com.

„Për shkak të lëndimeve të rënda, ajo ka ndërruar jetë në vendngjarje“, ka deklaruar zëdhënësi i policisë austriake, Heinz Holub. Viktima supozohet të jetë një shtetas 32-vjeçare nga Maqedonia Veriore.

Si i dyshuar kryesor akuzohet bashkëshorti 36-vjeçar i gruas, gjithashtu shtetas i Maqedonisë Veriore, përcjell Shtegu.com. Pas kryerjes së veprës makabër, personi është arrestuar pa bërë ndonjë rezistencë. Me këtë rast, kanë qenë të pranishëm edhe dëshmitarë.

Hetimet i ka filluar Zyra Shtetërore e Policisë Kriminale të Austrisë së Ulët. Sipas Holub, ende nuk është e qartë nëse arma e vrasjes kishte qenë një thikë apo ndonjë objekt tjetër i mprehtë.

Sulmi ndaj 32-vjeçares ishte akti i katërt vdekjeprurës i dhunës ndaj një gruaje në Austrinë e Ulët gjatë këtij viti.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...