Angazhonte persona nga Maqedonia Veriore për të plaçkitur zviceranin
17:28:56 2019-01-21
Një garazhist nga Nidvaldeni nga Zvicra, kishte rënë pre e një tregtari të makinave nga Maqedonia Veriore. Ai bashkëpunonte me te, por tani është për 200,000 franga më i lehtë.
Ajo që garazhisti dhe tregtari zviceran i makinave, ëalter Odermatt, duhej të përjetonte përpara gjykatës kantonale, emocionalisht e ka maërzitur shumë. „Në 58 vitet e mia, ende nuk kam përjetuar gënjeshtra aq të mëdha“, tha ai para gjykatës. Ai nuk u akuzua, por përkundrazi, veproi si paditës dhe palë e dëmtuar. Ai ka menaxhuar me sukses një garazh të makinave për dekada dhe konsiderohet si një biznesmen i respektuar dhe besnik. Ai gjithashtu pranoi shprehimisht që emri i biznesit të tij në ëolfenschiessen të përmendet në gazetë. I akuzuari ishte një shtetas maqedonas 46-vjeçar për vjedhje, mashtrim, plaçkitje mallrash dhe falsifikim dokumentesh, shkruan „Bote“, përcjell Shtegu.com. Ai jeton në kantonin e Schëyz dhe është gjithashtu aktiv atje si një tregtar makinash.
Rasti daton që nga viti 2007. Në atë kohë, garazhistit nga ëolfenschiesseni i ishte thyer lokali tri herë brenda njëmbëdhjetë muajsh. Gjatë vjedhjes së parë nuk është bërë ndonjë dëm, por herën e dytë autorët kanë grabitur një shumë prej 200,000 frangash. Sipas aktakuzës, ngjarja është zhvilluar si më poshtë: Tregtari i akuzuar i makinave e kishte angazhuar një person të panjohur nga Maqedonia, i cili tri ditë përpara ngjarjes kishte hyrë dhe katër ditë më vonë kishte dalur sërish nga Zvicra. Më 29 shtator 2007, të dy personat shkuan në ëolfenschiessen me plan të qartë për të thyer dhe plaçkitur.
Personi i panjohur duhej të hynte në lokalet dhe të kërkonte para, ndërsa i pandehuri qëndronte jashtë „duke vëzhguar situatën“ dhe duke i dhënë udhëzime bashkëpunëtorit të tij me telefon. Ndihmësi hapi dy dritare, hyri nëpër zyra dhe më pas në garazh, ku edhe e gjeti një kasetë prej 200,000 frangash, përcjell Shtegu.com. Prejën e ndanë.
Një plaçkitje e tretë në 16 dhjetor 2007, dështoi. Për këtë vjedhje, shtetasi nga Maqedonia Veriore kishte angazhuar dy bashkatdhetarë. Që të tre ishin kthyer në ëolfenschiessen me të njëjtin „plan të punës“, kësaj radhe me një qark nëpërmjet shkallëve në çati dhe përmes dyerve të thyera të ballkonit. Por, garazhisti kishte qëlluar në zyrë këtë herë dhe e thirri policinë, e cila për shtatë minuta e rrethoi garazhin. Një nga vjedhësit u arrestua në lokal, tjetri u arratis dhe u arrestua më vonë në bregun e Engelbergeraas. I pandehuri arriti të ikte në drejtim të panjohur. Kundër të dy të arrestuarve është hapur një procedurë e veçantë.
Në gjyqin e së enjtes së fundit, i akuzuari mohoi gjithçka dhe nuk donte të pranonte asgjë për vjedhjet, megjithëse provat ishin më shumë se bindëse. Prokurori publik Alexandre Vonëil, paraqiti prova për thirrje telefonike të hollësishme dhe mesazhe me tekst që dëshmuan komunikimin e tyre, përcjell Shtegu.com. Përveç kësaj, tekstet e mesazheve u përkthyen dhe telefonat celularë u lokalizuan në periudhën e plaçkitjes. I pandehuri kishte përdorur rreth dhjetë telefona të ndryshëm, kartela celularësh të shumta dhe po aq numra telefoni celularë. Telefonat ishin abonuar pjesërisht me pasaportat e falsifikuara norvegjeze.
Deri më tani, preja prej rreth 200,000 frangash është zhdukur pa gjurmë. Prova e prokurorit e bëri aq të hutuar palën mbrojtëse, sa që duhej të ndryshonte kërkesën e tij të përgatitur, përcjell Shtegu.com. Ai, në pretendimin e tij ad hoc të improvizuar tha se nuk kishte dëshmi se klienti i tij kishte qenë i përfshirë në plaçkitjet. Ai i ktheu ngjarjen dhe bile e akuzoi garazhistin se personalisht i kishte kryer plaçkitjet, gjë që ishte më shumë si një teori konspiracioni. Ai gjithashtu akuzoi garazhistin për shkelje të ligjit penal racist dhe kritikoi gjykim të gjatë.
Përveç vjedhjeve, është folur edhe rreth mashtrimit dhe falsifikimit. I akuzuari dyshohet se një makine ia kishte reduktuar kilometrat nga 215 000 në 140.300 kilometra dhe ia kishte shitur garazhit Odermatt, përcjell Shtegu.com. Ai gjithashtu falsifikonte dokumentet e emetimit të gazrave dhe librin e servisit.
Në seancë u përmend gjithashtu se garazhisti nga ëolfenschiessen ishte kërcënuar me armë dhe madje me vdekje, nga bashkëpunëtorët e të pandehurit. Prokurori publik Alexandre Vonëil kërkoi një burgim të kushtëzuar prej dy vitesh, si dhe marrjen përsipër të kostove të procedurës prej rreth 32,000 frangash, si dhe shpenzimet gjyqësore. Nga ana tjetër, pala mbrojtëse kërkoi lirim të plotë nga akuzat dhe pagesën e të gjitha shpenzimeve nga ana e shtetit. Me këtë rast, nuk u mor parasysh tema e dëbimit, pasi të gjitha veprat ishin kryer para se të hyjë në fuqi Iniciativa e dëbimit. Vendimi do të publikohet gjatë kësaj jave.