Arrestohet zvicerani që shtiu me armë zjarri mbi dy shtetas maqedonas

Date:

 

Në muajin qershor, një zviceran kishte hapur zjarr në Bazel të Zvicrës, mbi dy shtetas verimaqedonas në rrugë, duke e plagosur njërin prej tyre. Tani, ai është arrestuar, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.

Incidenti kishte ndodhur më 22 qershor, rreth orës 23.00 në rrugën Brombacherstrasse në Bazel. Sulmuesi i kishte përcjell nga prapa dy verimaqedonasit të moshës 29 dhe 25-vjeçare, duke hapur papritmas zjarr mbi ta, ka shkruar të enjten Prokuroria e Bazelit në deklaratën e saj.

Verimaqedonasi ishte plagosur në këmbë, sipas dëshmive të mëhershme dhe është dërguar në spital, ku i është nënshtruar një operacioni mjekësor. Shoqëruesi i tij më i ri kaloi pa ndonjë lëndim.

Përderisa sulmuesi fillimisht ishte arratisur, të dielën ai është arrestuar nga Policia e Bazelit në Münchenstein. Bëhet fjalë për shtetas zviceran të moshës 31-vjeçare, ka njoftuar prokuroria, transmeton Shtegu.com.

Mëtutje thuhet se i dyshuari e njeh viktimën. Por motivi i sulmit mbetet ende i paqartë dhe do të hetohet nga policia për krime të rënda. Aktualisht, i dyshuari gjendet në paraburgim.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...