Arrestohet shtetasi maqedonas, vjedhi tre vetura në Zvicër

Date:

12:09:38                2017-10-27

 

 

 

 

Policia zvicerane e Kantonit Thurgau, në bashkëpunim me Prokurorinë e Kreuzlingenit, ka arrestuar një shtetas 38-vjeçar maqedonas. Dyshohet se ai ka vjedhur vetura dhe plaçkitje të tjera.

 

 
Që nga vera e këtij viti, policia për krime të rënda pranë policisë së Kantonit Thurgau ka qenë e preokupuar me disa plaçkitje dhe vjedhje veturash në regjionin e Kreuzlingenit në Zvicër, shkruajnë mediat zvicerane, përcjellë „Shtegu.com“.

 

 
Hetimet intenzive të policisë më në fund kanë dërguar në gjurmët e një shtetasi 38-vjeçar maqedonas. Ai ka qenë i kërkuar me fletarrest nga Prokuroria e Kreuzlingenit. Nga mesi i muajit gusht, policia e ka gjetur dhe arrestuar të njëjtin në afërsi të stacioni hekurudhor në Bischofszell.

 

 
Me urdhër të Prokurorisë Kreuzligen, shtetasi maqedonas është paraburgosur. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka deklaruar se ka kryer katër plaçkitje në regjionin e Kreuzlingenit dhe St.Gallenit, si dhe ka vjedhur tre vetura. Me këtë rast, hetimet e policisë dhe Prokuroisë së Kreuzlingenit lidhur me rastin, kanë përfunduar. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...