Arrestohet papagalli që paralajmëronte trafikantët e drogës

92 Lexime

15:45:56               2019-04-27

 

 

„Mami, policia“, me këto fjalë, një papagall ka paralajmëruar kontrabandistët e lëndëve narkotike në Teresina të Brazilit, përderisa fshehurazi po afrohej policia.
Siç raporton portali i lajmeve braziliane „Meio Norte“, kriminelët e kishin trajnuar shpendin si një anëtar të bandës, për të paralajmëruar kriminelët rreth ardhjes së policisë, njofton Shtegu.com.

Pas një bastisjeje në fillim të kësaj jave, shpendi është marr nga policia dhe që atëherë është arrestuar.

Tregtarët patën fat dhe arritën të arratisen me kohë. Më vonë, një burrë tjetër dhe një adoleshent iu ra në sy policisë braziliane, pasi dyshohet se ata janë pronarë të papagallit.

Ajo që është më tragjike: Si konfirmon një veteriner, që nga arrestimi zogu nuk ka folur më asnjë fjalë.

Ai së shpejti do të dërgohet në kopshtin zoologjik lokal dhe do të qëndrojë atje për tre muajt e ardhshëm. Pas kësaj, zogu i gjelbër do të lirohet përsëri.