Një vjet e gjysmë pas vrasjes së një shtetasi turk 24-vjeçar në Leipzig, tani në Spanjë është arrestuar një i dyshuar. Shqiptari i identifikuar si Mariglen M. është arrestuar në Spanjë me akuzën për vrasje.
Sipas gazetës gjermane „Bild“, 35-vjeçari Mariglen M. e ka qëlluar me gjashtë plumba kamarierin turk Emrah K. mëngjesin e 7 gushtit 2019, përpara “Fröhlichen Zecher” në rrugën Georg-Schumann-Strasse.
Kjo u njoftua nga zyra e prokurorit publik Leipzig, transmeton Shtegu.com. 35-vjeçari është një shtetas shqiptar dhe tashmë ishte ekstraduar në Gjermani, tha prokurori Andreas Ricken. Ai nuk dha ndonjë detaj të mëtejshëm siç është motivi ose sfondi i krimit.

