13:19:29 2016-04-25
Policia kantonale e Cyrihut, nga fundi i javës ka arrestuar gjithsej dhjetë persona, me rastin e një kontrolli në Lindau dhe Winterthur, të cilët kanë qenë duke punuar apo qëndruar ilegalisht në Zvicër.
Punëtorët ilegalë, policia i ka hetuar paraditen e së premtes në Lindau. Bëhet fjalë për dy shtetas maqedonas të moshës 46-, e 55-vjeçare.
Pasditen e të njëtës ditë, policia ka arrestuar tetë persona të tjerë nga Serbia, Mali Zi dhe Maqedonia, të cilët në Zvicër kanë qëndruar ilegalisht, thuhet në një komunikatë të policisë zvicerane të lëshuar gjatë të shtunës, njofton „Shtegu.com“.
Pas marrjes në pyetje të të arrestuarve, policia i ka dorëzuar personat e dyshuar në Prokurorinë përkatëse, e më pas janë shoqëruar në Entin për migrim të Kantonit të Cyrihut.

