Policia italiane në Firence, ka shkatërruar një rrjet shqiptar ndërkombëtar të lëndëve narkotike që eksportonte drogë në disa kontinente. Banda kishte lidhje edhe me Austrinë. 30 shtetas shqiptarë u arrestuan për trafik ndërkombëtar droge
Bastisja u zhvillua në disa qytete italiane si dhe në Shqipëri, Belgjikë, Gjermani, Greqi, Rumani, Hungari dhe Holandë. Sasi të mëdha të kokainës janë futur në Europë nga Amerika e Jugut . Kriminologët raportuan sulme brutale nga anëtarët e kartelit mbi tregtarët e tjerë të drogës, informon Shtegu.com. Në hetim kanë marr pjesë policia holandeze, Eurojust dhe Europol.
Kreu i grupit mbante kontakte me trafikantët e drogës në Amerikën e Jugut dhe organizoi dërgesat në Itali dhe vendet e tjera të BE-së me ndihmën e bashkëpunëtorëve në Shqipëri dhe Holandë. Sasi të mëdha të drogës arritën në portet e Antëerpenit, Roterdamit dhe Bremenit.
Hetimet që nga viti 2015
Hetimet mbi kartelin e drogës kishin filluar tashmë në vitin 2015 dhe çuan në arrestimin e 84 personave në Itali, Holandë, Britani të Madhe, Zvicër dhe Gjermani. Në atë kohë, u sekuestruan katër tonelata kokainë dhe 5.5 milion euro para të gatshme.

