Aplikacion i ri që do t`u ndihmonte shqiptarëve në Zvicër
11:50:55 2019-04-24
Një aplikacion i ri mat qëndrimin individual të vozitjes. Në këtë mënyrë, premia e sigurimit nuk llogaritet si një normë paushalle, që do të ndihmojë sidomos shqiptarët, shkruan „20 Minuten“, përcjell Shtegu.com.
Ai që ka një stil me rrezik të ulët të mënyrës së vozitjes, do të paguaj më pak me një aplikacion të sigurimit të veturës. Aplikacioni i ri regjistron stilin individual të vozitjes dhe kilometrat e realizuara. Kasko2go kryen një vlerësim të rrezikut individual me inteligjencën artificiale dhe telematikën celulare, deklaron prodhuesi. Aplikacioni do të lansohet të mërkurën në Zvicër, së bashku me Dextra Insurance.
„Shqiptarët do ta përdorin këtë aplikacion, sepse ata paguajnë deri në 95 për qind premi më të larta“, thotë drejtori i marketingut, Kasko2go Chris Benros për „20 Minuten, përcjell Shtegu.com. Sepse në varësi të moshës apo kombësisë, për sigurimin e automjetit paguhet më shumë. Diferencat e premive, siguruesit i arsyetojnë midis kombësive me konsiderata rreziku. Me këtë rast, më së shumti preken shqiptarët, të cilët paguajnë më shumë se zviceranët për të njëjtën sigurim. Italianët kanë zbritje të premive deri në 22 për qind.
Tani, Kasko2go do të vlerësojë vazhdimisht stilin individual të vozitjes dhe të vlerësojë në përputhje me rrethanat, siç njofton menaxhuesi Genadi për mediat. Primi duhet të llogaritet sipas sjelljes personale të vozitjes. Kasko2go ka më shumë se 150,000 klientë në mbarë botëntë cilët e përdorin sistemin.