Aksident i rëndë në tunelin Gothard, humb jetën një person

Date:

12:09:31              2019-04-24

 

 

Për shkak të aksidentit të trafikut, tuneli Gotthard është i bllokuar në të dy drejtimet. Gjatë aksidenit një person e ka humbur jetën.

Të mërkurën në mëngjes, në tunelin Gotthard është shkaktuar një aksident serioz. Siç shkruan TCS, tuneli aktualisht është i bllokuar në të dy drejtimet, shkruajnë mediat zvicerane, informon Shtegu.com.

Policia Kantonale e Urit ka informuar për një aksident të rëndë trafiku që ka rezultuar me vdekjen e një personi. Një zëdhënës ka deklaruar për „20 Minuten“: „Pak pas orës nëntë, në Gotthard është shkaktuar një aksident. Një kamionit me rimorkio i ka dal rrota, e cila është përplasur për një autobus në korsinë e kundërt, e më pas e ka goditur edhe një veturë në lëvizje“. Me këtë rast, vozitësi i veturës ka pësuar lëndime aq të rënda, sa që ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Tuneli do të mbetet i mbyllur deri në orën 14.00. Shërbimet e shpëtimit dhe policia janë në detyrë për ta pastruar vendin e ngjarjes. Udhëtarët këshillohen që të udhëtojnë nëpërmjet San Bernardino-s.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...