Apel URGJENT për ndihmë të mundësit nga Maqedonia, Amir Rexhepi.

56 Lexime

06:11:40                  2016-04-19

 

 

 

Apel për ndihmë për mundësin tonë Amir Rexhepi

 

 

 

Mundësi i dalluar i klubit tonë, studenti i degës së Edukatës Fizike pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, 19-vjeçari Amir Rexhepi, për fat të keq, në krahasim me të kaluarën, tani është duke zhvilluar një lufte shumë të vështirë, luftë për të mbijetuar në këtë botë.

 

 

 

Gjatë këtyre ditëve, Amiri është kapluar fillimisht nga sëmundja e leukemisë, që më pas, të goditet edhe nga një sulm shumë i rrezikshëm në kokë.

 

 

 

Si pasojë e kësaj, Amiri, tani e disa ditë është duke e zhvilluar luftën për të mbetur i gjallë dhe për këtë, kemi nevojë për ndihmën e të gjithë juve, në mënyrë që të mbështesim familjen e tij, për kurimin sa më të mirë të mundshëm të tij.

 

 

Amir-Rexhepi-480x795

 

 

 

 

Amiri, në këto çaste ka nevojë për të gjithë ne dhe ndihmën tonë, më shumë se kurrë.

 

 

 

Ai, edhe në të kaluaren ka fituar shumë beteja dhe lufta në dysheme dhe jemi të bindur thellë që me ndihmën tonë dhe tuaj, dhe para së gjithash të Zotit, mund t`ia dalë edhe kësaj here, të fitojë edhe këtë luftë.

 

 

1610071_701416383252708_5293874546374964693_n

 

 

 

Andaj, ju lusim të gjithëve, në kuadër të mundësive tuaja, që të ndihmoni për Amirin, në xhiro llogarinë e mëposhtme:

 

 

 

210501668408391 (Banka NLB)

ose të kontaktoni në numrin e telefonit:

00 38971 873-107 (Haki Rexhepi – babai i Amirit)