ANKETA/Ja kush është lideri politik më i besuar në Maqedoninë e Veriut

Date:

Se cili është lideri më i preferuar politik në Maqedoninë e Veriut dhe rejtingun i tyre, këtë e bën të ditur Instituti për Hulumtime Politike në Shkup për nevojat e emisionit “Detektor” në TV Sitel, që u publikua mbrëmë. Sipas qytetarëve të anketuar, prinë lideri i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev për të cilin besojnë 14.5 % të qytetarëve, ndërsa pas tij radhitet lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski me 12.1%, përcjellë INA. Tek blloku politik shqiptar, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti vazhdon të jetë më i besuari me 4.4%, ndërsa pas tij është lideri i ASH-së, Ziadin Sela. Afrim Gashi i Alternativës me 0.7%, Bilall Kasami i Lëvizjes BESA me 0.6% dhe Menduh Thaçi i PDSH-së me 0.1%. Është interesante se në sondazh është matur edhe rejtingu i Nikolla Gruevski, ish-kryeministri i arratisur dhe ish-kryetari i VMRO-DPMNE, tek i cili besojnë 2.1%. Mbi 44 për qind nuk i besojnë asnjë politikani, ndërsa pa përgjigje janë 14.2%. Anketa është zhvilluar nga 14-17 shtator të këtij viti me 1.109 anketues. (INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...