Anëtari i Grupit të Kumanovës: Jam i sëmurë, nuk po më çojnë në spital, ju lutem më ndihmoni!

Date:

Sadudin Abdullai është njëri nga personat që u dënua si pjesë e Grupit të Kumanovës me 14 vite burg. Ai përmes një deklarate për INA kërkon ndihmë mjekësore, pasi që autoritetet e burgut nuk e lejojnë që të dërgohet për kontrolle në Klinikat e Shkupit. “Nuk jam mirë, jam në gjende të keqe shëndetësore, e këta nuk më çojnë në spital. Ju lutem më ndihmoni, sepse s’kam rrugëdalje tjetër”, thotë për INA, Sadudini. Sipas tij, nuk është e drejt që Boki 13 dhe të burgosur të tjerë për vepra më të rënda po dalin dhe po lejohen të shkojnë në spitale e shtëpi, sa herë kur të dojnë, ndërsa siç thotë ai, të burgosurit shqiptarë nuk përfillen. Sadudin Abdullai është nga fshati Hotël i komunës së Likovës, ndërsa ishte arrestuar pak javë pas ngjarjeve të Kumanovës, me veprën e ngarkuar se kishte ndihmuar Grupin e Kumanovës.(INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...