Analfabeti nga trojet e ish Jugosllavisë huton Gjykatën zvicerane
20:42:41 2018-01-28
Në një proces gjyqësor në Bucheggberg-Wasseramt të Zvicrës, disa pjesë të procesverbalit, gjykatësi kryesor i ka vlerësuar të manipuluara. I paditur ka qenë ish shtetasi i Jugosllavisë S. T. i cili në të vërtetë është një analfabet dhe sipas të dhënave të tij, asnjëherë nuk ka shkuar në shkollë.
Ish shettasi i Jugosllavisë S. T. dhe dy bashkëkombas të tij, në muajin prill të vitit të kaluar janë hetuar gjatë përpjekjes për të vjedhur në një restorant në Zuchwil. Për këtë vepër, para pak kohësh ata është dashur të përgjigjen para Gjykatës në Bucheggberg-Wasseramt.
Me këtë rast, është konstatuar se gjatë hetimeve autoritetet zvicerane i kanë ngatërruar gjerat. Përkthyesi i S.T. ka vlerësuar se inteligjenca e ta pandehurit nuk ka qenë e mjaftueshme për të kuptuar procesverbalin e dëgjimit. „Zotëri S.T. është një analfabet“, ka pohuar përkthyesi në sallën e gjykatës, shkruan „Solothurner Zeitung“, përcjellë Shtegu.com.
Presidenti i Gjykatës e pyeti të pandehurin nëse një gjë e tillë është e vërtetë, dhe ai iu përgjigj: : „Në jetën time asnjë ditë nuk kam qenë në shkollë. Gjithçka që mund të shkruaj është vetëm emri im“.
Përkthyesi e njehë shumë mirë situatën e S.T. Edhe ai gjithashtu ka pasur probleme në përkthim: Gjuha amtare e S.T. është një dialekt i gjuhës rome, në gjuhën shqipe mund të shprehet vetëm me disa fjali të thjeshta, ndërsa në serbisht ai ndoshta i kupton fjalët, por jo edhe kuptimin e fjalisë. Për këtë veprim ai turpërohet dhe për ate është me ndikim të lehtë nga të tjerët.
Sikur kjo të mos ishte e mjaftueshme: Sipas avokates zvicerane Sabrina Weisskopf, gjatë marrjes së parë në pyetje, policia nuk i ka ofruar të pandehurit përkthyes por as edhe avokat. Në bazë të kësaj, avokatja Weisskopf tani kërkon që të gjithë procesverbalet të shpallen të pavlefshëm.
Gjykatësi Kölliker e ka përkrahur avokaten duke vlerësuar se disa intervistë të të pandehurit duhet të hiqen nga aktakuza. Arsyeja: Intervistat kanë qenë të manipuluara, pasi gjuha gjermane e S.T. dhe inteligjenca e tij janë të pamjaftueshme.
Kjo ngatërresë juridike ka shkuar në favor të S.T.: Në vend të 22 muajve burg, ai është dënuar me 14 muaj burg me kusht. I përfshirë në këtë dënim është edhe një rast kur S.T., gjatë një kontrolli rutinë të policisë zvicerane, atij i është gjetur një kilogram hashash. (Shtegu.com)