Ambasadorja amerikane në Shkup me një mesazh për Maqedoninë e Veriut

Date:

Ambasadorja amerikane në Shkup, Kejt Bërns përshëndeti ratifikimin nga Senati i SHBA-ve të protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. “Shumë jam e kënaqur për shkak të mbështetjes së madhe të Senatit për ratifikimin e protokollit paraqasës të Maqedonisë së Veriut në NATO nga ana e SHBA-ve, informon INA. Kjo është si rezultat të punës së palodhshme dhe përkushtimit për të investuar për të ardhmen. Me padurim presim vazhdimin e zhvillimeve dhe forcimin e partneritetit midis dy vendeve”, porositi ambasadorja amerikane Bërns në profilin e saj në tëitter. Senati amerikan miratoi të martën me 91 vota per dhe dy kundër, protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Protokolli ishte dërguar në senat nga presidenti Donald Trump më 30 prill, pak kohë pasi që dokumenti u nënshkrua nga të gjitha vendet anëtare në NATO-s në Bruksel.(INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...