Almedini ftohet nga Broadway për të thirrë ezanin (Video)

89 Lexime

Shqiptari nga Buchsi i Zvicrës, Almedin Jashari në shikim të parë është si të gjithë të rinjtë e tjerë të zakonshëm. Në kohën që të tjerët në këtë moshë vizitojnë Open Airs dhe luajnë lojëra kompjuterike, tashmë dy vite Almedini është i punësuar si myezin në një xhami. Me ezanin e tij, ai bile pritet të paraqitet edhe në Carnegie Hall të njohur të New Yorkut.

 

 

Më 18 janar, në SHBA ka qenë festë – dita e Martin Luther King. Për nder të udhëheqësit të njohur për të drejtat e njeriut, në sallën e fanshme „Carnegie Hall“ është mbajtur një koncert paqeje. Ndërsa në brendi të saj ka qenë edhe shqiptari nga Buchsi i Zvicrës,  Almedin Jashari me shokët e tij të klasës.

 

 

Për momentin, Almedini është duke vijuar klasën e tretë të gjimnazit në Sargans. Duke i falënderuar një projekti të korit të shkollës, ai tashmë mund të mbajë një solo koncert në Broadway të New Yorkut. Paraqitja e tij do të jetë një befasi. Ai do të qëndrojë i ulur në publik dhe pa mikrofon do të thirrë ezanin në mes të spektatorëve, shkruan „Suedostschweiz“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

 

Pasi kori i shkollës nga Sargansi e kishte postuar një video të tij në internet, askush nuk e kishte paramenduar se ai do të arrijë deri në Broadway. E renomuara Carnegie Hall, mu kjo video i kishte pëlqyer dhe të gjithë klasën e kishte ftuar në Neë York. Natyrisht se kori kishte pranuar ftesën e këtillë, duke udhëtuar me një ekip prej 70 artistëve.

 

 

Për koncertin është organizuar një orkestër profesional, ndërsa do të jenë të pranishëm edhe pesë solistë dhe dirigjenti i „Distinguished Concerts International New York“ (DCINY).