Aleksandri i Madh dhe Olimpia paraqiten si helenë në tabelat e vendosura në Shkup, historianët reagojnë

Date:

 
2019-08-16
 
 

Në Shkup janë vendosur tabela në disa monumente historike, por ajo që ka zgjuar kurreshtjen është tabela e vendosur tek përmendorja e Aleksandrit të Madh, ku shkruhet:

 

“Për nder të Aleksandrit të Madh, figurë historike, që i përket historisë dhe qytetërimit antik helen dhe trashëgimisë kulturore dhe historike botërore. Këtu është paraqitur si luftëtar në kalë”.

Tabela të këtilla janë vendosur edhe tek Olimpia dhe Filipi i Dytë, raporton TV21, ndërsa ato janë në përputhje me Marrëveshjen e Prespës, e cila rregullon edhe kontestet historike me palën greke, që kanë të bëjnë me përmirësimin e disa mbishkrimeve nëpër monumentet dhe objektet e vjetra historike. Ndërsa nga disa institucione janë hequr simbolet e “Verginës”, por edhe flamuri që është përdorur me këtë simbol.

Historiani shqiptar Skender Asani thotë për TV21 se këto veprime janë skandaloze sidomos tek përmendoret e Aleksandrit të Madh, dhe Filipit të Dytë. Sipas tij, në këtë mënyrë po shtrembërohen faktet historiografike.

“Maqedonia Antike ka qenë në përbërje iliro-thrake. Këtë e dëshmojnë të gjithë autorët e vjetër por edhe historianët e mëvonshëm. Unë jam i bindur që shumë shpejt do të demantohet kjo politikë, që po bëhet me vënien e kësaj pllake, duke shtrembëruar historinë. Unë si historian bëj apel te Qeveria që sa më shpejt të hiqet kjo pllakë që është një sajesë tjetër historike. Duke i ikur një problemi krijohen probleme tjera brenda shtetit”, thotë historiani, Skender Asani.

Tabelat e reja janë të vendosura nga Qyteti i Shkupit, edhe ate në tre gjuhë, maqedonisht, shqip dhe anglisht./INA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...