Albian Ajeti do ta thyej rekordin zviceran të golashënuesve
12:07:51 2019-04-30
Përse Albian Ajeti (22) do të shënojë më shumë se 111 gola në Super ligën zvicerane, përse Alex Frei është një „bir bushtre“ dhe përse dueli kundër St Gallenit jashtzakonisht e motivoi.
Jo, ata nuk do të bëhen më asnjëherë miq në këtë jetë. Tifozët e FC St. Gallenit dhe Albian Ajeti. Për shkak se sulmuesi shqiptar kaloi në FC Basel në mes të sezonit të vjeshtës 2017, emri i tij është sinonim i urrejtjes në Zvicrën Lindore. Ai, rregullisht pritet me ofendime nga tifozët e St. Gallenit.
Për Albianin është një ndjenjë të tmerrshme: „Kjo më bën të nxehtë, i dua sfidat e tilla. Lojërat në St. Gallen janë tërheqëse, që më motivojnë“. Dhe si: Ajeti ka shënuar pesë gola kundër ish klubit të tij, në duelin e fundit ai i provokoi tifozët, shkruan „Blick“, përcjell Shtegu.com. Por, ky veprim e ka penduar sulmuesin 22-vjeçari dhe tani i vjen keq: „Po të shënoj përsëri kundër St. Gallenit, nuk do të provokoj më shumë. Nga respekti. Kam kaluar një kohë të bukur dhe të mirë në Zvicrën Lindore. Të gjithë ishin të lumtur dhe ndjehesha mirë“.
Albiani shënoi dhjetë gola për St. Gallenin, për Bazelin sulmuesi shqiptar shënoi 32 gola. Ende i duhen edhe 70 gola për ta thyer rekordin e Super ligës zvicerane, të cilin e mban drejtori sportiv i FC Basel, Marco Streller. A do t`ia dalë se? „Natyrisht“, përgjigjet Albiani me një buzëqeshje. „Ndoshta jo në dy vitet e ardhshme, por herëdo-kurëdo“.
Dhe ai ndoqi gjurmët e idhullit të tij, Alex Frei. Ai ishte shpërblyer në vitin 2011 dhe 2012. Dhe, edhe sot e kësaj dite, sytë e Ajetit i nxitë të shkëlqejnë: „Alexi ishte një gjarpër në zonën e rreptësisë. Ai nuk ishte më i shpejti, fizikisht jo më i forti, por ajo që bënte në 16-shen, askush nuk mundi“. Goditjet e Frei ishin brutale, thotë 22-vjeçari.