Alarm terrori në Vjenë: Dyshohet për disa viktima

Date:

Në Vjenë të Austrisë, të hënën në mbrëmje ka ndodhur një sulm terrorist ose ndonjë krim makabër në sheshin „Schwedenplatz“. Janë dëgjuar disa të shtëna, ndërsa njëri nga autorët thuhet se e ka hedhur vetveten në erë me një mjet shpërthyes. Thuhet se ka edhe autorë të tjerë në arrati. Policia kërkoi nga popullata që të shmangte frekuentimin e zonës përreth.

Sipas raporteve fillestare dyshohet se sulmi ka rezultuar me dia viktima dhe plagosje të shumta. Sipas Ministrisë së Brendshme austriake, me sa duket të paktën një autor i krimit është arrestuar. Dyshohet se një oficer policie është qëlluar dhe plagosur rëndë.
Sipas informacionit fillestar, një oficer policie thuhet se është qëlluar dhe është në rrezik për vdekje, shkruajnë mediat austriake, transmeton Shtegu.com. Policia aktualisht është duke rrethuar të gjithë zonën, ndërsa rruga „Rotensturmstrasse“ është mbyllur.

„Dukej si një shpërthim“, tha një dëshmitar okular për ORF. “Pastaj u konstatua se këto ishin të shtëna. Pastaj u vërejt një person që vraponte poshtë Seitenstetten i cili qëlloi ashpër me një armë automatike. Ai pastaj u kthye, poshtë, në (lokal), Roter Engel ‘nga atje në drejtim të sheshit Schwedenplatz. Ai vazhdoi të qëllonte, derisa erdhi policia dhe filloi me të shtëna”.
Dëshmitarët okularë raportuan „të paktën 50 të shtëna“. Siguria e brendshme e bashkësisë fetare izraelite në Austri udhëzon të gjithë qytetarët hebrenj të mos largohen nga banesat ose shtëpitë e tyre.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...