Aksident i rëndë në Gjermani, lëndohen rëndë tre fëmijë shqiptarë
17:45:10 2016-09-11
Një aksident tragjik ka ndodhur në Ruhpolding të Gjermanisë, kur një veturë ka goditur disa fëmijë, duke lënduar rëndë tre nga ta. Tragjedia ka ndodhur ditën e djeshme në lokacioinin „Steakhouse Holzstube“.
Pesë fëmijë kanë dashur ta kalojnë rrugën për të shkuar në një supermarket. Me këtë rast, ata i ka goditur një veturë duke lënduar rëndë tre nga ta, ndërsa dy të tjerët janë shokuar nga ngjarja.
Sipas Kryqit të kuq bavarez, që të pesë fëmijët janë dërguar në spitalet më të afërt, ndërsa për shkak të pamjeve të rënda, në vendngjarje ka dalur edhe ekipi i intervenimit të shpejtë në rast të krizës.
Sipas hetimeve të deritanishme, një vozitës 64-vjeçar nga Ruhpoldingi ka qenë vozitësi i veturës, i cili nuk ka mundur ta parandalojë aksidentin. Ai gjithashtu ka përjetuar një shok, ndërsa nuk ka pësuar lëndime. Nga pesë fëmijët, dy vajza kanë përjetuar lëndime të rënda dhe me helikopter janë dërguar në Klinikën Traunstein, ku është shtruar edhe një vajzë tjetër, për shkak të shokut që kishte përjetuar. Sipas informatave të deritanishme, që të tri vajzat janë jashtë rrezikut për jetë, njofton ekipi i zjarrfikësve në Ruhpolding, njofton „Shtegu.com“.
Dy fëmijët e tjerë janë përkujdesur nga ekipi i intervenimit të shpejtë në vendngjarje. Aty kanë dalur edhe prindërit e fëmijëve të tjerë të cilët gjithashtu janë marrë nën përkujdesje të ekipit të intervenimit të shpejtë. Që të pesë fëmijët janë nga Shqipëria dhe farefis në mes vete, ndërsa tashmë kohëtë gjatë kanë duke jetuar në Gjermani.