Aksident i rëndë midis dy kamionave në Zvicër, lëndohet rëndë kosovari

Date:

19:20:56                  2019-07-03

 

 

Të hënën, më 1 korrik 2019, dy kamionë u përplasën në dalje të autostradës zvicerane në Oberwinterthur. Një vozitës është lënduar rëndë. Dëmi i shkaktuar arrin shumën prej mbi 200,000 franga. Policia është në kërkim të dëshmitarëve.

Sipas hetimeve të mëparshme, pak para orës 08.45, vozitësi 38-vjeçar kosovar ka qenë duke qarkulluar me kamionin e tij në autostradën A1 në drejtim të Frauenfeldit dhe në dalje Oberwinterthur ai doli nga autostrada, shkruan në një komunikatë policia zvicerane, përcjell Shtegu.com. Menjëherë pas kësaj, ai ktheu kamionin e tij nga ana e djathtë drejt rrugës „Frauenfelderstrasse“. Kjo rezultoi me një përplasje me një kamion tjetër që ishte duke u larguar nga qyteti në rrugën e njëjtë.

Vozitësi 38-vjeçar kosovar pësoi lëndime të rënda dhe është dashur të dërgohej në spital nga shërbimi i ambulancës. Vozitësi i kamionit të dytë, një gjerman 50-vjeçar, mbeti i palënduar.

Shkaku i aksidentit ende nuk dihet dhe tani kanë filluar hetimet. Përplasja rezultoi me një dëm të përgjithshëm prej më shumë se 200,000 frangash.

Personat të cilët mund të japin informata mbi përplasjen e përshkruar, duhet ta kontaktojnë Policinë në Winterthur (telefon 052 267 51 52) ose ndonjë stacion tjetër policor.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...