Pamje të tmerrshme, rrufeja vret 13 lopë

Date:

16:12:44                2019-07-03

 

Gjatë një stuhie të fortë në Austri, nga rrufeja janë vrarë 13 kafshë në një kullotë në Steiermark.

Në kohën e stuhisë, kopeja e lopëve ishte strehuar nën një pemë në Schiesslingalm në Aflenz. Rrufeja goditi pikërisht aty ku kafshët kishin kërkuar mbrojtje.

„Disa viça kanë mbijetuar, por lopët jo“, shpjegon Franz Plachel, kryetari i komunitetit bujqësor të Schiesslingalmit. Banori nga Steiermarki zbulimin e tmerrshëm e bëri të hënën. Nën pemën halore ishin 13 kafshë të ngordhura!

Kafshët e ngordhura, të martën u transportuan nga kullota me një kabllo. „Viçat, nënat e të cilëve u vranë, është dashur të kthehen sërish në luginë“, ka deklaruar Plachel për mediat austriake, përcjell Shtegu.com.

Gjatë verës gjithsej, 13 bujq i kanë gjedhet e veta në Schiesslingalm. Pas aksidentit të kobshëm, kanë mbetur edhe 142 lopë. „Edhe kështu, ekonomia alpine po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Një fatkeqësi e tillë na godet edhe më shumë“, thotë Franz Pacheli i dëshpëruar.

Megjithatë, dëmi do të mbulohet nga sigurimi.

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...