Akademiku serb Dushan Teodoroviq këmbëngul që Serbia ta pranojë Kosovën

Date:

Dushan Teodoroviq (Beograd, 21 qershor 1951) është inxhinier serb i trafikut, profesor universiteti dhe akademik. Ai është anëtar i rregullt i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve që nga 5 nëntori 2015
Ideologu i opozitës së Gjilasit, Dushan Teodoroviq, tha se Serbia duhet ta njohë shtetin e Kosovës dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë!


Teodoroviq, i cili njihet për qëndrimet e tij antiserbe, por edhe për postimin e tij në rrjetet sociale, ku tregonte se nuk do të kishte asgjë kundër që të rrihej nënkryetarja e SNS-së, Nevena Gjuriq, tani ka vazhduar me kërkesat e tij, për mediat serbe, të çmendura.
Ai tha gjithashtu në rrjetin X se „Republika Srpska duhet të shihet ekskluzivisht si pjesë e Bosnjës dhe Hercegovinës unitare“.
“Le ta përsërisim në 2024:


NATO: Po
BE: Po
Kosova: Po
Sanksionet kundër Rusisë: Po
Srpska, pjesë e BeH: Po
Çdo “Jo” na lë në errësirë, mjerim dhe primitivizëm, në periferi të botës së zhvilluar”, ka shkruar Teodoroviq në rrjetin X, transmeton portali Shtegu.


Dushan Teodoroviq, aktivist i opozitës dhe akademik i SANU, tregon se çfarë mendon Dragan Gjilas.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...