Agjenturat ruse dhe serbe kanë shtuar aktivitetet në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë?!

Date:

 
 
Image result for spy

Pas humbjes së luftës inteligjente me NATO-n dhe Evropën në Malin e Zi, Rusia dhe Serbia po rrisin aktivitetet e tyre në shtetet e tjera. Rritja më e madhe është në Maqedoninë e Veriut edhe në Kosovë, raporton  RTV Dukagjini.

 

Kjo media bën të ditur se Rusia po tenton të mbaj dhe të shtrij ndikimin e saj diplomatik, ekonomik, kulturor dhe të fushave tjera. Serbia po ashtu është e përfshirë në aktivitetet e Rusisë, i cili po i udhëheq ato. Aktivitetet diplomatike si dhe inteligjente janë po ashtu duke u zhvilluar në ambasadat e NATO-s dhe të vendeve evropiane që operojnë në Maqedoni dhe në Kosovë. Aktivitetet po kryhen nga ambasadat në të dyja vendet. Ambasada kryesore, e cila koordinon të gjitha aktivitetet në regjion është ajo ruse në Beograd.

Përveç përvetësimit të ndikimit të cilën Rusia e “blen” në të gjitha mënyrat e ndryshme, duke përfshirë ftesat për dreka, darka, dhuratat e shtrenjta, ftesat për evente kulturore etj, ata po fitojnë “simpatinë” edhe të diplomatëve. Një ngjarje e tillë u zhvillua në Maqedoni, kur ambasadori i Rusisë vlerësoi në ngjarjen diplomatike se Sllovenia është vendi më i favorshëm në rajon. Ambasada e Rusisë, përveç drekave të zakonshme, gjithashtu sponsorizoi me para ambasadorin slloven në Maqedoninë e Veriut, Milan Jazbec, për përkthimin dhe botimin e librit të tij në Maqedoni. Një mbështetje e tillë nuk është e zakonshme në mjedise diplomatike.

RTV Dukagjini mëson se Rusia po përpiqet gjithashtu të fitojë favorin e Kosovës dhe Shqipërisë me metodat e ngjashme. Nga ana tjetër, ajo po lobon në mënyrë aktive në vendet e BE-së kundër përpjekjeve të Maqedonisë dhe Shqipërisë për të filluar negociatat me BE-në për anëtarësim dhe kundër liberalizimit të vizave për Kosovën. Qëllimi përfundimtar është të ndal vendet e rajonit të anëtarësohen në BE dhe NATO dhe me këtë vendet e rajonit të pësojnë krizë.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Trazirë në protestën e punëtorëve të ndërtimit: Akuza të rënda kundër Sindikatës Unia

Pamjet ekskluzive tregojnë burra me veshje të Unia duke...

Hajdari dhe Avdullahu e bëjnë Kosovën të ëndrrojë

Dy yjet shqiptarë në ngritje të Zvicrës, Leon Avdullahu...

Austriakja 13-vjeçare konvertohet në Islam – prindërit të pafuqishëm

Në librin e tij "Si e shpëtojmë të ardhmen...

Këra dy vëllezër shqiptarë nga Gjermania dëshirojnë ta pushtojnë botën e boksit

Këtë javë, dy vëllezër të tjerë të peshave të...