A ju ka ndodhë që të zgjoheni nga gjumi dhe në divanin tuaj të shihni një person të panjohur ?!

41 Lexime

18:06:46                   2018-01-01

 

 

 

Në Zelandën e Re si duket gjithçka është në rregull, por „Couch-Surfing“ është një princip i dëshiruar për të njohur njerëzit sa më shumë dhe falas. Një të moshuarit i ka ndodhur një ngjarje, pas së cilës është dashur të kërkojë ndihmën e pjesëmarrësve nëpër rrjetet sociale, pasi nuk kishte llogaritur në një befasi të tillë.

Ngjarja i ka ndodhur Gordon Pryorit nga Mangawhai, një vend i vogël në veri të Zelanës së re. Në një mëngjes nga fundi i dhjetorit, ai papritmas sheh një person duke fjetur në divain e tij dhe menjëherë i lindë dyshimi: Ta thërrasë policinë apo ta dëbojë personin nga shtëpia pa ndonjë ngatërresë?

 

Por, plaku 60-vjeçar ka vendosur ta lë të qetë, pasi edhe vetë kishte përjetuar gjera të ndryshme në jetë, shkruajnë mediat e atjeshme, përcjellë „Shtegu.com“! Për të zbuluar se kush ishte mysafiri i paftuar, ai e fotografoi dhe e postoi në profilin e tij në Facebook, me pyetjen nëse ndokush e njehë këtë person. Pas kësaj pasuan komente të shumtë me lloj llloj përmbajtje, sa që u propozua që kjo foto të shpallej edhe foto e vitit.

 

Pasi personit i del gjumi, ai spjegon se është vetëm një student, i cili kishte vizituar një festival muzikor dhe e kishte gabuar autobusin e duhur. Mandej kishte zbritur diku dhe ka vazhuar rrugën në këmbë derisa nuk është lodhur dhe e kishte gjetur shtëpinë e plakut, i cili për mëngjes i kishte dhënë ushqim dhe kafe.

 

Edhe pse kjo mënyrë është e dënueshme, ata biseduan për rreth një orë, derisa një shok kishte ardhur dhe e kishte shoqëruar studentin. (Shtegu.com)