Ja se si u instaluan në fjalorin tonë dihtungu, shrafcigeri dhe auspufi

119 Lexime

Fshatarët e Patishka Rekës

 

 

19:16:18                 2018-01-01

 

 

Udhëpërshkruesja gjermane Philine von Oppeln, ka shkruar një libër gjatë vizitës së saj me një vëllim prej 328 faqesh dhe shumë fotografi në ngjyra. Gjatë vitit që lamë pas, është publikkuar edhe botimi i pestë i këtij libri i cili ka zjguar interes të madh tek turistët gjermanë.

Si prolog për Maqedoninë, thuhet se ky vend është edhe më tej një vend i panjohur për turistët. Me këtë rast, në këtë shtet të vogël e mikpritës në pjesën jugore të Gadishullit Ballkanik, turistët mund të zbullojnë shumë gjera: Qytete të gjallë siç është: Shkupi, Ohri dhe Manastiri, kodra të shumta me pejsazhe të mrekullueshme dhe liqej të mëdhenj.

Përpos kësaj, gjatë viteve të gjashtëdhjeta, shumica e popullatës së përbërë nga shqiptarët dhe maqedonasit, morën udhën e mërgimit duke u vendosur në Gjermani. Prandaj, në gjuhët e tyre janë importuar fjalë gjermane, të cilat secili turist gjerman mund t`i kuptojë menjëherë, edhe pse theksi është pak më ndryshe. Për shembull fjalët: Gasterbajter, tishler, hausmajstor. Gjithashtu praktikohen edhe fjalët: Pauza, escajg dhe rajfershlus. Por, jashtzakonisht e bukur është fjala: Brushalter apo edhe cajtnot.

Për vozitësit gjermanë nuk është e vështirë të komunikojnë me vendasit, pasi shumë shpeshë përdoren fjalët gjermane: Shrafciger, rikverc, dihtung dhe auspuf. Kur vetura është në gjendje neutrale, ata thonë ler, përfundon spjegimin autorja gjermane. (Shtegu.com)