Politikani shqiptar nga Zvicra, Përparim Avdili kundër kurreshtarëve nëpër fatkeqësi të ndryshme
17:45:18 2019-05-22
Pas një aksidenti vdekjeprurës në një autostradë gjermane, urreshtarët në komunikacion kanë penguar ekipet e shpëtimit. Kjo e ka irrituar një oficer policor.
Një vozitës kamioni 47-vjeçar, të martën ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në A6, në Nuremberg. Pasi shumica e kurreshtarëve e penguan policinë dhe ekipet e shpëtimit, një zyrtar policor i humbi nervat, shkruan „infranken.de“, njofton Shtegu.com. Polici i bërtiti një vozitësi të kamionit me fjalët: „Hiqe atë celular nga dora se përndryshe do të vi dhe do të nxjerr nga kamioni! A u kuptuam? Çka mendon, kush je!“.
Edhe kurreshtarët e tjerë, ai gjithashtu i kishte në shënjestër. Një vozitësit të huaj i bërtiti në gjuhën angleze: „Prej nga vjen? Dil jashtë dhe do t’ju tregoj diçka. A doni ta shihni të vdekurin? Për një foto? Eja me mua. Këtu është i shtrirë, a doni ta shihni? A nuk do? Pse po fotografoni? Nëse dëshironi, ju mund të shkoni dhe të bëni foto. Kjo do t`ju kushtojë 128 euro, pasi po e fotografoni. Duhet të keni turp!“.
Kurreshtarët e aksidentëve në komunikacion, nuk ka të bëjë vetëm me policët në Gjermani. Të ashtuquajturit selfie protagonistë dhe kurreshtarë, edhe në Zvicër e pengojnë punën e ekipeve të shpëtimit, informon më tej Shtegu.com. Kur në muajin gusht të vitit të kaluar kishte shpërthyer një zjarr në Bahnhofplatz të Cyrihut, ekipi i zjarrfikësve dhe policia janë dashur të përballen me shumë kalimtarë që kanë bërë selfie në vendngjarjen e fatkeqësisë, raportonte atëbotë tamedia.ch. Këshilltari shqiptar i FDP-së nga Cyrihu, Përparim Avdili, i cili asjan nate e shoqëronte policinë e qytetit me një patrullë, ka konstatuar: „Kishte njerëz të cilët bënin fotografi para ndërtesës së djegur apo edhe para policisë dhe automjeteve të zjarrfikësve“. Shumica e tyre e kundërshtuan policinë. „Ata vazhdimisht donin të diskutonin, disa argëtoheshin me mobilizimin e forcave emergjente“, ka pohuar Përparim Avdili.
Gjatë rrjedhës së operacionit të shpëtimit, rregullisht ka pasur ofendime dhe kurreshtarë të tjerë. Gjatë vëzhgmit të situatës, politikani shqiptar ka pasur respekt të madh për ekipet e shpëtimit. „Policia, njësia zjarrfikëse dhe stafi mjekësor ishin jashtëzakonisht të organizuar mirë. Për çdo ditë, policët duhet të kenë nerva të fortë“, spjegon Përparim Avdili. Përkundër kësaj, ata gjithnjë silleshin në mënyrë profesionale.