Shkendija e Tetovës për herë të dytë kampione e Maqedonisë në futboll ?!

Date:

10:11:28                   2017-12-04

 

 

 

Në portalin gjerman transfermarkt.de, mëngjesin e sotëm është paraqitur një lajm në të cilin thuhet se Shkendija e Tetovës për herë të dytë në historinë e saj është bërë kampione e Maqedonisë në futboll. Si duket, portali në fjalë nuk ka pasur informata të mjaftueshme pasi Shkendija është vetëm kampione e pjesës së parë të kampionatit, i njohur si kampionat vjeshtor. Në përpjekje për të hapur faqen, shihet qartë se autori ka gabuar dhe faqja nuk mund të hapet, përcjellë „Shtegu.com“. Sidoqoftë, ne e falënderojmë portalin gjerman, i cili si duket ka parashikim të shkëlqyeshëm, pasi KF Shkendija është në formë të mrekullueshme dhe nuk ka asgjë që do t`i dilte përpara. Aktualisht, ajo mban vendin e parë me 46 pikë të grumbulluara, me vetëm dy humbje dhe një barazim. Urojmë që parashikimet e portalit gjerman të realizohen edhe në përfundim të kampionatit. (Shtegu.com)

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...